Më shumë se 14 milionë klikime janë bërë në këngën e re të Mozzikut dhe Loredanës, akoma pa u bërë dy javë që kur u publikua.
Dyshja shijuan sukses të madh me këtë këngë saqë u renditen edhe në Top 10 në Amerikë.
Ata akoma po vazhdojnë me arritje të mëdha pasi kënga e tyre po qëndron në vendin e dytë të listës Top 40 në Gjermani.
Mozziku dhe Loredana direkt pas kësaj kënge e cila theu shumë rekorde në Gjermani e Zvicër, kanë lajmëruar se do të sjellin edhe një projekt të ri bashkë i cili do të titullohet Tomy & Jerry, mirëpo akoma nuk është bërë e ditur data e lëshimit./Prive.al