Sukseset e filmit “Zgjoi” nuk kanë të ndalur.
Ditë më parë u bë e ditur se “Zgjoi” ka triumfuar në Francë duke u shpërblyer me çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të filmit “Cinemed”.
Përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të filmit “Zgjoi” (Hive), u bë e ditur se filmi ka kapur suksesin e radhës.
“Zgjoi” ka triumfuar edhe në Festivalin e Pavarur të Filmit në Osnabrück të Gjermanisë. /Prive.al