Ndahet nga jeta ylli i “Friends”

By

James Michael Tyler, i njohur më së shumti për rolin e personazhit dytësor të preferuar të fansave, Gunther në serialin ‘Friends’ ka vdekur në moshën 59 vjeçare.

Aktori vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxhelos të dielën, më 24 tetor, pas një beteje me kancerin e prostatës, tha menaxheri i tij në një deklaratë për E! News.

“Bota e njihte atë nga seriali hit ‘Friends’, por të dashurit e Michael e njihnin atë si një aktor, muzikant, mbrojtës për ndërgjegjësimin ndaj kancerit dhe bashkëshort të dashur”, thuhet në deklaratë. “Michael e donte muzikën live, dhe shpesh do ta gjente veten në aventura argëtuese dhe të paplanifikuara. Nëse do ta takonit një herë, do të kishit bërë një shok për jetën”.

Ai shtoi, “Michael ka lënë gruan e tij, Jennifer Carno, dashurinë e jetës së tij, të cilët ishin të bashkuar në kohë të mira, në sëmundje dhe në përjetësi.

Aktori kishte zbuluar në një intervistë të qershorit në emisionin ‘Today të NBC’ se ai u diagnostikua me sëmundjen në shtator të vitit 2018.

“Unë u diagnostikova me kancer të avancuar të prostatës, i cili ishte përhapur në kockat e mia,” tha ai. “Unë jam marrë me atë diagnozë për pothuajse tre vitet e fundit…Është faza e 4-ët. Kanceri në fazën e vonë. Kështu që përfundimisht, ju e dini, ndoshta do të më kap”.

Ai shtoi, “Mungova të shkoja për një test, gjë që nuk ishte gjë e mirë. Kështu që kanceri vendosi të ndryshojë në kohën e pandemisë dhe kështu ka përparuar”.

Artikuj të ngjashëm