Learta Jakupi është një prej vajzave më të ndjekura në rrjete sociale.
Përkundër faktit që nuk ka vite në shoubiz, ajo ka marrë vëmendjen e shumë personave.
Për t’ia shuar kurreshtjen një pjese prej tyre, Jakupi dha mundësinë që t’i bëjnë pyetje në rrjetin social Instagram.
Mes tyre, një prej pyetjeve ishte për kremin për fytyrë që përdor bukuroshja.
Learta ka zbuluar se nuk përdor asnjë krem por fytyrën e lyen vetëm me vaj kokosi i cili duket të jetë sekreti i bukurisë së saj. /Prive.al