Ka pak kohë prej kur ka sjellur në jetë vajzën e parë të quajtur Dorela por Ryva Kajtazi nuk dëshiron të humbas kohë kur është fjala tek karriera.
Si një grua e fortë që di të gjej balancin mes familjes dhe punës, këngëtarja i është rikthyer përkushtimit në projekte të reja.
Ajo sot ka marrë pjesë në xhirimet e këngës së re.
E kontaktuar nga Prive.al, Ryva ka deklaruar që në fakt ajo është thjesht mysafire në këtë krijim muzikor të Petro G, një artist i ri që meriton vëmendje dhe që premton mjaft.
Xhirimet janë bërë në Gjilan teksa kënga pritet të jetë gati brenda pak ditësh.