Ky është moment kur Linda Rei kapet me Rudina Magjistarin (VIDEO)

By

Linda Rei, shqiptarja që u bë e famshme pasi ndërroi seksin, dy ditë më parë ka pasur një polemikë të ndezur rreth nocionit transgjinor me moderatoren shqiptare Rudina Magjistari.

Linda e cila u rrit në Itali, tani është 30 vjeçare dhe u bë sensacion mediatik ngase është ndër të parët shqiptarë që i është nënshtruar operacionit për ndërrimin e seksit në trupin e saj.

Ajo dikur ishte burrë ndërsa tani është grua dhe nuk parapëlqen të cilësohet si transgjinor, ngase sipas saj, transgjinorë janë ata persona që ende mbajnë në trup gjininë që e kanë pasur në lindje.

Prive ju sjellë momentin kur kjo dyshe polemizoi rreth këtij nocioni, e asnjëra As Rudina e as Linda, s’lëshonin pe lidhur me të:

Artikuj të ngjashëm