Të qenurit person publik, me gjithë vështirësitë, të ofron një ndjenjë të pa përshkrueshme në raste të caktuara.
Shumë persona që inspirohen nga muzika që bën, mesazhi që përcjell dhe ndikimi në jetët e tyre bëjnë që edhe mesazhet motivuese nga fansat të jenë të pashmangshme.
Në një të tillë ka hasur së fundmi këngëtarja Zanfina Ismaili që është komplimentuar për projektin e ri ‘M’ i cili ishte dedikim për nënën e ndjerë.
Me thjeshtësinë që e karakterizon, Zani ka gjetur kohë për të replikuar duke u shprehur se mesazhe të tilla e bëjnë të ndihet mirë.
Kujtojmë se ‘M’, një projekt krejtësisht ndryshe nga rrjedha e projekteve së fundmi tashmë ka arritur mbi një milion shikime në Youtube duke dëshmuar se sukses mund të ketë edhe përtej komercializmit. /Prive.al/