Ky është mesazhi që Dua Lipa dëshiron të përçojë me kampanjën e saj më të fundit

By

Ndërsa brendet e tjera prestigjioze kanë tendencë të prekin veteranët e Hollivudit si Julia Roberts, Natalie Portman dhe Charlize Theron, YSL u partnerizua me Dua Lipën, këngëtaren 24-vjeçare që ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj duke zhdukur pritshmëritë e saj,  dhe duke punuar shumë, si atë kohë kur ajo fitoi dy çmime Grammy . Tani, ajo është fytyra e Libre, “aroma e lirisë” e YSL.

Kjo është një arritje mbresëlënëse në karrierën e saj, dhe Dua Lipa e di këtë. “Liria është esenca e YSL. Ka të bëjë me forcën dhe fuqizimin, veçanërisht për gratë”. – thotë ajo teksa nuk beson se YSL e zgjodhi pikërisht atë.

Yves Saint Laurent, themeluesi i markës së tij, fitoi shumë vëmendje për krijimin e një kostumi për gratë në vitin 1966, dekada përpara se një gjë e tillë të ishte kulturalisht e pranueshme në shoqëri.

Image result for Ysl tuxedo for women in 1966

“Më pëlqen shumë ideja për të punuar me një markë që qëndron pranë kësaj,” thotë ajo, duke theksuar se shkrirja e harlisur e aromës së lulëzimit të portokallit, myshkut dhe livandës është po aq lajkatuese për gratë, sa ajo për burrat. “Është një lloj bashkimi i botëve ku [burrat dhe gratë] janë, dhe duhet të trajtohen si, të barabartë. Kjo në vetvete është liria.”

Lipa pranon se liria për të cilën flet nuk është saktësisht një realitet 24/7. “Jo të gjithë kanë fat që të jenë në gjendje të shprehin lirinë e tyre ashtu si dëshirojnë, veçanërisht gratë. Ne vazhdimisht kritikohemi për bërjen e gjërave që me të drejtë na takon t’i bëjmë,” thotë ajo. “[Kjo aromë] është një deklaratë shpresëdhënëse. Është diçka që aspirojmë.”

Për sa kohë që Lipa po ndihet rehat dhe e sigurt, ajo është e lirë. “Nëse unë i kam ato dy gjëra, atëherë asgjë tjetër nuk mund të ndryshojë vërtet gjendjen time shpirtërore ose atë që po mendoj,” thotë ajo. “Nëse kam vendosur të vesh diçka që që më pëlqe, ajo më bën të ndjehem e sigurt, kjo më bën të ndihem seksi sepse më pëlqen mënyra sesi ndihem në të, atëherë [jam e lirë]”.

Kjo ide bën jehonë gjatë gjithë fushatës Nuk është rastësi që kënga që shoqëron vizualet është e grupit alternativ-rock të viteve ’90 ‘The Soup Dragons’ “I’m free”.

“Kështu dëshiroj të mendoj për lirinë time: duke bërë gjëra sipas kushteve të mia”. – thotë Dua Lipa.

Burimi: Rafinery

Artikuj të ngjashëm