Cozman na njofton me të dashurën e re (FOTO)

By

Verën Cozman nuk po e kalon vetëm.

Reperi që u rikthye në skenë përmes duetit me Tunën ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është në një lidhje të re.

Nga pushimet në jug, konkretisht në Dhërmi, Cozy ka publikuar një fotografi të partneres së tij që shijon diellin dhe detin nga shezlloni.

“Me pamje”, është shprehur ai.

Kujtojmë se pas këngës “I huj”, një pjesë e mediave dhe publiku i shpallën të ribashkuar Tunën dhe Cozman, detaj të cilin Prive e demantoi përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”, duke u thirrur në burime të sigurta pranë të dy artistëve që sot janë miq e kolegë por jo më shumë.

Lidhja e fundit e Cozman është ajo me bjonden Kristina Kuka. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm