Do e mendonim se reperi Kidda ka bërë ndonjë gabim të madh që lidhet me muzikën apo me jetën e tij private, por JO.
Reperi ka bërë një gabim shumë të vogël, por që e cilëson si më të madhin e jetës së tij.
Në intervistën “60 sekondëshe” në Prive gjatë së shtunës së kaluar, Kidda ka thënë se ka gabuar që i ka prerë flokët!
Madje për këtë është qortuar edhe nga menaxheri i tij! Ai po ashtu, përgjigjet në plot pyetje pikante kësaj here, që është edhe e para intervistë në 60 sekondat e Prive.