Eno Popi këtë sezon televiziv u përkushtua në radio por duket se nuk do t’i mungojë as televizionit pas mbylljes së programit “Dilema”, diktuar nga situata me pandeminë COVID-19.
View this post on InstagramTA GËZOJË KUSH DO E FITOJE SOT. @dilema_dealornodeal @topchannelalbania LIVE 18.00📺. Shihemi😘
Gazetari i njohur do të vijë me një format të ri në Top Channel.
Emri i programit është “Kandidati” dhe do të ketë në fokus profilet e të gjithë kandidatëve që do garojnë në zgjedhjet e Prillit të vitit 2021.
Në të gjithë Shqipërinë, Eno do t’iu japë zë aspirantëve në politikë.
Nuk dihet nëse është rastësi por titulli i emisionit është i njëjti me atë të një prej librave të Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushit. /Prive.al