Gjatë këtij viti ajo arriti të tërheqë vëmendjen e të gjithë globit, pas martesës me princin anglez Harry.
Por Dukesha e Sussex, Meghan Markle, po del të jetë personi më i kërkuar i vitit në Google në Britaninë e Madhe, njofton Klan Kosova.
Pas martesës së bujshme dhe turit që e pasoi atë, Meghan u rikthye sërish në qendër të vëmendjes, me lajmin për shtatzëninë.
Ndërkohë pas saj emri i dytë më i kërkuar është ai i aktores Roxanne Pallett, i ndjekur nga prezantuesi i Big Brother në Britani, Ryan Thomas.