Linda Halimi me këngën ‘Botë’ nuk ia ka dalë të kalojë në finalen e Eurovision.
Në vazhdën e disa paraqitjeve të dështuara në varg që prej suksesit të Rona Nishliut me ‘Suus’, këngëtarja nga Kosova nuk hyri në dhjetëshen e këngëve të kualifikuara nga mbrëmja e parë.
Moldavia, Azerbajxhani, Greqia, Suedia, Portugalia, Polonia, Armenia, Australia, Qipro ishin shtetet që kaluan në fazën tjetër.
Ndryshe, televizioni publik raportoi sonte që sipas të gjitha gjasave, Kosova vitin tjetër do mund të prezantohet në garë nëse eventi zhvillohet në një vend që njeh pavarësinë. /Prive.al/