Pas një transmetimi mbi dy orësh e gjysmë, ka mbyllur sonte sezonin e rikthimit spetakli muzikor ‘C’est la vie’.
Pas raundeve te eliminimit nga gjysmë finalja, në dyshen e fundit u renditën Ori dhe Anxhela Peristeri në njërën anë dhe Kristi dhe Lindi në anën tjetër.
Në bazë të votave të jurisë, Kristi dhe Lind Islami triumfuan me çmimin final të spektaklit teksa atë të publikut në bazë të votimit në internet e morën Big Mama dhe Skerdi.
‘C’est la vie’, aderimi i Marinës në Klan nisi në fillim të Nëntorit teksa sonte nuk është bërë e qartë nëse do rinovohet edhe për një tjetër sezon në Shtator. /Prive.al/