Në mediat sociale po qarkullojnë zëra se Chris Evans dhe Selena Gomez mund të jenë në lidhje dashurie, pasi fansat mendojnë se kanë zbuluar disa prova, edhe pse deri më tani është thjesht spekulim në këtë pikë
Por, çfarë saktësisht kanë zbuluar fansat që çuan në këto thashetheme?
Më 24 shtator u raportua në disa llogari të tifozëve në Twitter se Chris filloi ta ndiqte Selenën në Instagram. Pastaj, më 1 tetor, këngëtarja dhe aktori u panë duke lënë të njëjtën studio në Los Angeles.
Ka edhe fotografi të Selenës dhe Chris që thuhet se po largohen nga i njëjti restorant në një rast të veçantë.
Selena e ka vënë syrin te Chris për një kohë të gjatë dhe një herë pranoi se kishte simpati për të.
“Unë jam disi e dhënë pas Chris Evans. A nuk është i lezetshëm? Ai është shumë i lezetshëm”, tha Selena në Watch What Happens Live në vitin 2015. Gjatë paraqitjes, drejtuesi Andy Cohen përmendi se vëllai i Chris, Scott Evans ishte banakier në atë emision një javë më parë.
Selena u përgjigj: “Me të vërtetë? Javen e shkuar? Ndoshta ishte e shkruar të ishte”.