Skivi nuk qëndron asnjëherë në heshtje, si në sezon si jashtë sezonit të nxehtë sjell prurje muzikore.
Pandemia bëri të veten, dhe bashkëpunimi që e kishte paralajmëruar kohë më parë nuk u publikua.
Mirëpo tani, artisti ka vendosur që kënga e parë e kësaj vere të jetë me një emër të ri, Doksi.
Dyshja kanë bashkëpunuar edhe më parë për këngën “Dredha” me Florianin, mirëpo tani do të vijnë në trio pasi do t’iu bashkangjitet edhe një reper i ri që është pjesë “No Limit”.
Gjithçka është gati për publikimin e “Kriminele”./Prive.al