I ftuar bashkë me vëllain në Top Channel, mozzik në sfidën e lojës ‘Paintball’ i gjendur në mes të shumë artistëve u pyet edhe se kush nga emrat në tabelën e qitjes është bërë i famshëm në krah të tyre.
Ndonëse ishin shumë emra që dikur i përkisnin ‘On Records’, përfshirë Kidën, Baby G dhe në listë nuk mungoi as Loredana, Mozziku zgjodhi një tjetër emër.
Ai qëlloi fotografinë e reperit Fero duke treguar në këtë formë, gjithmonë sipas tij, se Fero e ka famën prej vëllezërve Aliu.
Në fillimet e karrierës, Fero, Mozzik dhe Getinjo ishin tejet të afërt me njëri-tjetrin mirëpo me kalimin e kohës gjërat ndryshuan dhe sot raportet mes djemve janë të ftohta. /Prive.al