Ky është festivali që po i bën bashkë Rita Orën dhe këngëtarët shqiptarë në një skenë

By

Festival që premton dy ditë festë, këngë dhe kulturë shqiptare quhet Alba Festival.

Në faqën zyrtare të këtij festivali shkruan:

“Ftojmë të gjithë dashamirët e skenës dhe kulturës shqiptare nga e gjithë Evropa për t’u bërë pjesë e këtij eventi unik. Më 29 dhe 30 qershor 2019 ka ardhur koha: Festivali “Alba” (Openair) do të mbahet për herë të parë. Ne ju mirëpresim në zonën e Hardturm në Cyrih, për të përjetuar një fundjavë fantastike dhe të paharrueshme të festivalit së bashku. Do të performojnë më shumë se 16 artistë.

Ndër emra që konfirmuan pjesëmarrjen ëshë edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora. Të tjerë janë Elvana Gjata, Enis Bytyqi, Lluni, Ermal Fejzullahu, Kida, Capital T, Dhurata Dora, Gjiko, Lyrical Son e të tjerë.

Artikuj të ngjashëm