Një mbrëmje multi-kulturore me emrat më të njohur të muzikës botërore për momentin, shpejt u shndërrua në një mbrëmje tipike shqiptare.
Dy këngëtaret, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, që morën pjesë në ndarjen e çmimeve MTV EMA në Biblao të Spanjës të dielën mbrëma, janë takuar më pas në një dhomë hoteli.
Ndonëse raportohej se dyshja s’kishin raporte të mira bashkë për shkak se Bebe e përkrahte shumë Rita Orën, sapo u dëshmua e kundërta.
Rexha e Lipa e kanë ndezur vendin me valle shqiptare pasi Dua Lipa ka fituar çmimin si artistja më e mirë e Muzikës Pop në MTV EMA.