Kush po i mungon Cozmanit?! (FOTO)

By

Reperi shumë i përfolur kohëve të fundit Cozman, vazhdon të jetë titull i mediave dhe portaleve të ndryshme edhe gati 1 muaj pas  përleshjes që pati me Noizyn dhe anëtarët tjerë të grupit OTR nga e cila u shkaktua një bujë shumë e madhe mediatike.

Ai disa ditë vazhdimisht nëper rrjete sociale ka publikuar foto e postime të ndryshme ku si mbishkrim mbante “family”, një gjë të tillë e ka bërë edhe sot teksa shihet në foto i shoqëruar me DJ-in e tij dhe shokun Albert Kastrati i cili u përfshi në skandalin e fundit.

Artisti u lirua vetëm 48 orë pas përleshjes ndërsa miku i tij vazhdon të jetë i burgosur e kjo duket se po e mërzit tej mase atë sa që jo rrallë herë  ka treguar për mungesën që po e ndjen për të. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm