Kush nga të famshmit merrte pjesë në festat e çmendura të Diddy?

By

Reperi i njohur amerikan P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Diddy Combs, i cili është arrestuar javën e kaluar pasi mori një numër padish për trafikim me qenie njerëzore, dhunim, drogim, e shumë krime të tjera, kishte organizuar festat e ashtuquajtura “të çmendura” vetëm për të përmbushur dëshirat e tij seksuale.

Kohët e fundit dolën në publik fotografi, nga festat e shumta që organizonte reperi, ku shihen shumë të personalitete të famshme të Hollywoodit, përfshirë aktorin e njohur, Leonardo DiCaprio, aktoren Sarah Jessica Parker, këngëtaren Jennifer Lopez, reperin Jay-Z e shumë të famshëm të tjerë, shkruan Page Six, transmeton Prive.

Në një nga fotografitë, Diddy shihet bashkë me Lopezin duke ndenjur në një shtrat të mbuluar më jastëk. Ata ishin në lidhje nga viti 1999 deri më 2001. Përgjatë kësaj feste në fotografi të pranishëm ishin edhe disenjatorja e njohur e rrobave, Kimora Lee Simons bashkë me burrin e saj të atëhershëm Russell Simmons.

Diddy kishte filluar të bënte festa të ndryshme që nga vitet 1990 dhe shpesh ftonte të famshëm në shtëpinë e tij në Hamptons.

Ndër vite, ai ftonte personalitete televizive, si ylli Paris Hilton, Kim Kardashian, Howard Stern, Kelly Osborne, Aretha Franklin, Martha Stewart, Tommy Lee, Pamela Anderson, Regis Philibin, Vera Wang, Jay-Z, Beyonce, Mariah Carey, Nick Canon si dhe të tjerë.

 

Artikuj të ngjashëm