Mis Meksika u kurorëzua Miss Universe të dielën në Florida, pasi konkurrentja tjetër Miss Myanmar shfrytëzoi kohën e saj të skenës për të tërhequr vëmendjen për grusht shtetin ushtarak në vendin e saj.
E diela në mbrëmje shënoi kthimin e konkursit Miss Universe në televizion, pasi konkursi u anulua në vitin 2020 për herë të parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Andrea Meza, 26 vjeçare përfundoi e para përpara finalisteve nga Brazili dhe Peru në një ngjarje të shkëlqyeshme televizive, të organizuar nga aktori amerikan Mario Lopez dhe personaliteti i televizionit Olivia Culpo.