Kush kë e veshi në Top Fest?!

By

Festivalet përpos muzikës bëjnë zhurmë edhe veshjet që zgjedhin yjet për parakalimin e tyre. E për dallim prej viteve të kalume, këngëtarët në Top Fest nuk prekën tapetin e kuq por atë të zi.

Meqë ky ishte edhe edicioni i fundit i saj, sytë e të gjithëve ishin drejt këtij eventi e sidomos parakalimit të yjeve.

Edhe këtë vit janë munduar që të binë në sy me veshjet që kanë zgjedhur. Shumë këngëtare kishin zgjedhur të visheshin me marka të dizenjatorëve vendorë si Valdrin Sahiti, Joni Peci, Jona Muça e Frida Xhoi por nuk munguan as marka të njohura të botës.

Me brendin ‘VS’ u vesh Elvana Gjata, Era Istrefi, Beatrix Ramosaj dhe Marina Vjollca. Luana Vjollca kishte veshur një fustan nga Jona Muça, Soni Malaj nga Joni Peçi e ndërsa Rozana Radi nga Frida Xhoi.

Producentja e Top Fest, Lori Hoxha kishte veshur një fustan të markës ‘Balmain’ teksa Armina Mevlani atë ‘YSL’.

Kush dukej më mirë në tapetin e zi të Top Fest?!/Prive.al

[tribulant_slideshow gallery_id=”29″]

Artikuj të ngjashëm