Në shtëpinë e madhe të Big Brother VIP Kosova kësaj radhe nuk kanë ndodhur nominimet në dhomë të rrëfimeve, por janë bërë përmes zinxhirit të shpëtimit.
Kësisoj, nga kjo formë unike dhe e papraktikuar më parë në këtë format televiziv, të nominuar kanë dalë tre banorë, përfshirë: Vedatin, Himenën dhe Artën.
Treshja e nominuar iu bashkua banorëve të dënuar të së premtës, të cilët janë poashtu të nominuar, përfshirë: Mbresën, Blastën dhe Atdheun.