Në rubrikën VideoSelfie të emisionit NIN në Klan Kosova, sonte protagonist ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.
Ashtu siç edhe mund ta kishit imagjinuar, kreativiteti i tij nuk ndalet vetëm me postime në Facebook, por edhe me krijimin e një videoje mjaft interesante.
Këtu vlen të veçohet pjesa ku ai ndodhet në parlament dhe në ato momente po mbante fjalim Adem Grabovci i PDK-së. Fisi e bëri të qartë se ky fakt nuk i pëlqeu, duke e quajtur “katastrofë”, por shtoi se “duhet me e dëgju”.
Dita e Ismailit nis diku ne ora 8:00 dhe vazhdon me mjaft aktivitete deri në mbrëmje.
Ajo që tregon Fisniku është se mëngjesin e përgatit vet që nga koha kur ka filluar ushtrimet.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme./KlanKosova/Prive