Tony Selimi me super dhuratë në përvjetorin e gjashtë të lidhjes me partnerin

By

Folësi motivues shqiptar Tony Selimi që ka punuar me një varg fytyrash publike shumë të njohura nga bota e artit dhe politikës kohë më parë zyrtarizoi raportin e tij me një kardiolog britanik.

Çifti u fejuan para pak kohësh por në fakt, lidhja duket se qenka shumë e gjatë.

Tony dhe partneri i tij Todor Stamenov paskan plot gjashtë vite bashkë.

Kjo është kuptuar nga postimi i fundit i Tonyt në gjashtë-vjetorin e lidhjes që është përcjellë me një dhuratë – strehë e re e çiftit në një nga komplekset më luksoze të Londrës.

”Një dhuratë e merituar për përvjetorin tonë të gjashtë- Shtëpi e re, aventura të reja, fillime të reja” – është shprehur Selimi në postimin e bërë.

Urime çiftit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm