Era Istrefi, ditën e lindjes e festoi e angazhuar me koncerte.
Ditën e djeshme, kur mbushi plot 25 pranvera, këngëtarja ishte në Tiranë në koncertin e organizuar nga ‘Coca Cola’ bashkë me një listë me shumë artistë të tjerë të njohur.
Sidoqoftë, festa nuk mungoi.
Pas koncertit, ishte menduar një aheng ku kishte edhe një mysafire të veçantë.
Këngëtarja Elvana Gjata i është bashkëngjitur festës, siç vërehet në një InstaStory të publikuar nga Era e cila shprehet: ‘Shikoni kush erdhi për ditëlindjen time’.
Mes dy vajzave duket të ketë shumë dashuri. /Prive.al