Familja Fejzullahu ka pritur së fundmi një mysafir tejet të vecantë.
Fjala është për futbollistin kosovar i cili po kap suksese të mëdha në Holandë, Milot Rashica i cili për disa ditë po qëndron në vendlindje shkaku i festave të fundvitit.
Momenti i takimit mes Ermalit dhe anëtarëve të tjerë të familjes me Milotin nuk ka kaluar pa fotografi në të cilat shprehet respekti mbi figurën e futbollistit që premton shumë me karrierën e tij.
Më i lumturi duket të jetë djali i Ermalit, Arti i cili me siguri, figurën e Rashicës e ka si model për t’u ndjekur në futboll, i cili njëherësh është edhe sporti i preferuar i Artit. /Prive.al