Kush ia ofroi Twitter-it 41 miliardë dollarë?

By

Drejtori miliarder i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, i ka ofruar pronarëve të rrjetit social Twitter një ofertë prej 41.4 miliardë dollarë, për marrjen në pronësi të rrjetit gjigant.

“Që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën e tij aktuale. Twitter duhet të transformohet si një kompani private”, tha Musk në një letër drejtuar drejtorit të Twitter, Bret Taylor.

“Oferta ime është oferta ime më e mirë dhe përfundimtare dhe nëse nuk pranohet, do të më duhej të rishqyrtoja pozicionin tim si aksionar”, tha Musk.

Musk u bë aksioneri më i madh i platformës së mediave sociale – duke zotëruar 9.5% të aksioneve – pasi shpenzoi 2.9 miliardë dollarë.

Të hënën, Musk tha se ai nuk do t’i bashkohej bordit të drejtorëve të Twitter-it, siç u njoftua nga CEO i kompanisë, Parag Agraëal.

Pozicioni do ta kishte kufizuar atë në zotërimin e jo më shumë se 14.9% të kompanisë dhe do ta detyronte të vepronte vetëm në interesin më të mirë të kompanisë, raporton DW, transmeoton Klankosova.tv.

Miliarderi kishte postuar disa sugjerime për platformën pas blerjes së aksioneve, duke përfshirë bërjen e Twitter pa reklama, pavarësisht se reklamat sjellin pothuajse 90% të të ardhurave të kompanisë.

Ai kishte propozuar gjithashtu futjen e një butoni redaktimi në faqe.

Artikuj të ngjashëm