The Voice of Albania fillon së shpejti sezonin e pestë. Sikur në çdo edicion tjetër, ajo çfarë tërheq vëmendje para nisjes së spektaklit janë ndryshimet në emrat e jurisë.
Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri edhe këtë vit qëndrojnë stoikisht duke shënuar vitin e pestë në këtë talent show.
Genc Salihu i cili vitin e kaluar pasoi tre sezone të Elton Dedës, ka rinovuar kontratën edhe për këtë sezonë ndoshta edhe për faktin se u pëlqye mjaft nga publiku.
Por, Elsa Lila nga edicioni i vitit të shkuar ka vepruar njejtë si paraardhësja Aurela Gaçe duke qenë pjesë e jurisë vetëm për një sezon. Tashmë është bërë e ditur se Jonida Maliqi do zë vendin e trajneres.
Me këtë lajm të publikuar në faqen e spektaklit në Facebook, është kompletuar katërshja e trajnerëve që së shpejti nisin ‘gjahun’ për zërin më të mirë të shqiptarëve. /Prive.al/