Për shqiptarët e suksesshëm në sferën e artit dëgjojmë shpejt. Megjithatë, ka edhe emra të tjerë që kapin majat pa shumë zhurmë e bujë mediatike.
I tillë është edhe Tony Jeton Selimi i cili tash e disa vite me rradhë ka korrur sukses të madh në fushën e tij si psikolog i shumë ikonave botërore.
Përvojën e tij, shqiptari nga Maqedonia e rrëfeu në një intervistë me gazetarin Vlorijan Halili ku tregoi më shumë për punën e tij, seancat me çmime astronomike por edhe librat best-seller në Europën Perëndimore e SHBA.
Mes tjerash, temë e diskutimit me Selimin i cili punon me liderët më të mëdhenj botërorë e këngëtarët me famë globale ishte edhe orientimi i tij seksual.
Ai u bë protagonisti i parë në Prive që pranon të qenurit homoseksual duke rrëfyer edhe sfidat në fillimet e pranimit të vetes.
Detajet ju sjell materiali i mëposhtëm. /Prive.al/