Tuna Sejdi sërish këtë javë që po lëmë pas ishte në shënjestër të mediave rozë për relacionin e saj me Cozman.
Por, duket se e pa penguar nga këto zhvillime, ajo sonte ka marrë pjesë në një aheng familjar.
Në mungesë të partnerit të vërtetë, Tuna sonte shoqërohet nga babai.
Këtë e ka thënë vetë Tuna në një postim në Facebook ku në imazhin e postuar ka shkruar: ‘Shoqëruesi im për sonte’.
Pavarësisht rrethanave, këngëtarja reflekton pozitivitet dhe lumturi në fytyrën e saj. /PRIVE.AL