Greta dhe Eni kanë një motër tjetër!

By

Motrat Greta dhe Eni Koçi janë të pandashme nga njëra-tjetra. Madje kanë bërë edhë këngë së bashku ku vlerësojnë rolin e motrës.

Por në publik nuk dihej për një tjetër motër të tyren deri mbrëmë ku Greta dhe Eni po promovonin projektet e reja në ‘Zonë e Lirë’.

Një mesazh nga një shikues tregoi një detaj sa i përket pjesës familjare.

Greta dhe Eni kanë dhe një motër tjetër por sipas tyre nuk e kanë përmendur në medie për shkak se ajo ka jetën e saj.

“Elisa është vajza e një zonje tjetër, ne nuk kemi folur për atë pasi ajo ka jetën e saj” – ka treguar Greta.

Detajet mbi personin nuk janë thënë por Greta ka rrëfyer se e kanë motër vetëm nga babai./Prive

Artikuj të ngjashëm