Se familja përbën një pjesë mjaft të rëndësishme për Adelina Tahirin kjo dihet tash e një kohë.
Këngëtarja shpesh publikon fotografi me motrën e saj të vogël të cilës i kushton mjaft rëndësi.
Por ‘vulën’ për dashurinë e madhe që ka për familjen i’a ka dhënë këtë herë përmes një postimi në Instagram.
Autorja e shumë hiteve ka zgjedhur të publikojë një fotografi ku shihet teksa puth anëtarin tjetër të familjes pra vëllaun e saj Edmondin i cili njëherit zë një vend shumë të rëndësishëm tek ajo.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i këngëtares ka qenë ‘Më mirë pa ty’ teksa që nga ajo kohë nuk ka bërë ndonjë prurje të re. /Prive.al/