Të qenurit i famshëm natyrisht se dihet nga të gjithë që ka shumë avantazhe. Por paralelisht me to, shpeshherë fama mund të krijojë shqetësime.
Në një fazë të tillë ka kaluar disa herë edhe këngëtarja nga Shqipëria, Greta Koçi. Ajo në një intervistë për suplementin Bluetooth, ka rrëfyer disa nga aventurat me fansat e obsesionuar.
“Disa prej tyre më ndjekin që nga shtëpia, madje është një që vjen pas meje me bicikletë. Ka pasur shumë raste të tilla dhe marr shpesh komplimente dhe deklarata dashurie. Por fama dhe adhurimi nuk janë gjithmonë të këndshme” – ka thënë Greta duke veçuar një rast kur është ndjerë e kërcënuar.
“Ka qenë një djalë nga Korça, quhej N. Ishte moshë e madhe, diku rreth 30 vjeç dhe shumë i fiksuar pas meje. Kishte arritur t’i gjente të gjithë numrat e telefonave të mi dhe familjarëve dhe telefononte vazhdimisht. Ai më thoshte se do martohemi bashkë ose do vras veten. Fillimisht nuk e morra seriozisht por telefonatat u bënë të shpeshta. Në disa raste ka folur edhe me prindërit e mi duke i thënë se ose bëhet e imja ose nuk ka” – ka treguar këngëtarja.
Ky rast që nuk ishte i vetmi, madje e pati shtyrë Gretën që në koncertin e mbajtur në qytetin ku jetonte djaloshi të kërkonte mbrojtjen e policisë. /Prive.al/