Leonora duet me Gold AG!

By

Sikurse vitin e kaluar Gold AG pritet të bombardoj me shumë projekte muzikore. Përpos ‘Bota kalimtare’ që do të publikohet nesër, janë paralajmëruar dy bashkëpunime.

I pari që pritet të vij është ai me Shyhrete Behlulin që është dedikim për nënën por pas saj ka një tjetër duet interesant.

Në orët e para të datës 30 janar, Ariani ka paralajmëruar bashkëpunimin me këngëtaren Leonora Jakupi. Kënga është duke u punuar në studion e Arbasound e thashethemet për një duo mes tyre kanë qarkulluar kohë më parë por tani po konkretizohen.

Jakupi ka pauzuar që një kohë në tregun muzikor kështu duke bërë që në 2015-të, të mos nxjerr as edhe një këngë pavarësisht që janë paralajmëruar.

Natyra e këngës akoma nuk është bërë e ditur por duke pasur parasysh background-in muzikor të të dy artistëve ndodh që të vijnë me një projekt patriotik në muajin mars.

 

Artikuj të ngjashëm