Gjatë muajve të verës, Prive.al njoftoi për të parën herë për lidhjen e re të Erik Lloshit, e para publike pas gati dy vitesh.
Fillimisht nuk u kuptua se kush është bukuroshja brune përkrah këngëtarit të ‘Ajo ka faj’ megjithatë tashmë me lidhjen e konsoliduar gjërat nuk po fshihen.
Duke qenë vazhdimisht krah njëri-tjetrit është kuptuar se zeshkanja që i ka vjedhur zemrën Eriku është një prej modeleve të njohura në Tiranë, Jola Progri.
Dyshes gjërat po i shkojnë si më së miri aktualisht kurse mbetet të shihet me kohën se si do ecë rrjedha e relacionit. /Prive.al/