Kush është i dashuri i Fibit?!

By

Ditën e djeshme, këngëtarja Daniela Kamberi – Fibi befasoi kur për të parën herë pas shumë kohësh u shfaq me një mashkull në krah, i cili është i dashuri i saj.

Ajo nuk i zbuloi identitetin personit që i ka marrë zemrën dhe duket që këtë nuk e ka ndërmend ta bëjë në të ardhmen e afërt.

E kontaktuar nga Prive.al, Fibi pranoi historinë e dashurisë por pa dashur të zbuloj shumë.

‘Nuk dua të them se kush është, dua ta lë si pikëpyetje tek të tjerët’ – u shpreh shkurt këngëtarja.

Ndonëse vetë nuk ka thënë gjë, Prive.al ka arritur të mësoj disa detaje.

Nga burime të pakonfirmuara, merret vesh se Fibi është tash e një kohë në lidhje me mashkullin në fjalë i cili nuk është shqiptar por italian.

Mashkulli që i ka vjedhur zemrën nuk është një person shumë publik duke mos preferuar të ekspozohet në rrjete sociale me qëllim që të bëj një jetë të qetë me aktivitetet biznesore në fokus, që i kanë siguruar atij një pasuri të madhe.

Tashmë edhe me Fibin në krah, duket të jetë kompletuar në gjitha drejtimet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm