Kush e ndihmoi yllin italian që të uronte Dua Lipën në shqip?

By

Me datë 22 gusht, Dua Lipa festoi ditëlindjen dhe mbushi 25 vjet.

Urimet që pranoi ishin të panumërta nga fansat, ndjekësit, kolegët e saj të industrisë e të famshëm të tjerë.

Edhe blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni, i dedikoi një postim në llogarinë e saj në Instagram. Dyshja gëzojnë një miqësi shumë të afërt, sa që Ferragni i kujdes të nderonte edhe rrënjët e saj shqiptare.

Në gjuhën shqipe ajo ndër të tjerash i shkruan, “U bëfsh 100 vjeçe zemër”.

Ndjekësit shqiptarë të blogeres italiane duartrokitën për urimin që i bëri ajo, por kishin edhe një pyetje – kush e ndihmoi atë të shkruante shqip?

Blogerja e ka zbuluar vetë se kush fshihet pas “shqipes së saj të rrjedhshme”… Është mikesha e saj shqiptare, e quajtur Linda, ajo që e ndihmoi të shkruante urimet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm