Këngëtarja Soni Malaj i është rikthyer studios për punë në projektet e reja por duket se më shumë se punë, në momentet e para për Sonin ka pasur argëtim.
Kjo për faktin se kanë qenë shoqëria e saj ajo që i ka përgatitur një kurth të cilin edhe e kanë xhiruar me telefon.
Teksa provonte tekstin e këngës me seriozitet, Soni nuk e ka kuptuar se Eneda Tarifa dhe Genti Myftarajn kanë shkruar fjali qesharake dhe jo ato reale të këngës.
Të qeshurat nuk kanë munguar kur këngëtarja e ka kuptuar se çfarë me të vërtetë shkruhej në letrën që kishte në dorë. /Prive.al/