Kush duhet ta rregullojë pemën e Vitit të Ri?

By

Jemi shumë afër periudhës më të bukur të vitit, ku çdo gjë duket se shkëlqen më shumë se kurrë.

Dritat, zbukurimet, ngjyrat, atmosfera festive ndihet kudo, e kush më shumë se fëmijët janë të lumtur për ardhjen e vitit të ri.

Rituali që pothuajse ekziston në çdo cep të botës është ai i vendosjes së pemës. Të gjithë mundohen ta bëjnë ambientin e tyre sa më të ngrohtë, festiv dhe të këndshëm.

Por “mania” e disa prindërve për të pasur çdo gjë në përfeksion ndikon te fëmijët. Mos u mundoni ta rregulloni pemën sipas shijeve tuaja ku  çdo zbukurim duhet të kombinohet me tjetrin dhe ju mos t’i lini fëmijët tuaj të marrin pjesë në rregullimin e pemës.

Nuk është problem nëse “shijet” e tyre nuk janë estetike apo se bëjnë lëmsh zbukurimet. Ata presin me padurim një vit të tërë për të rregulluar pemën dhe pikërisht prindërit pengojnë këtë gjë.

Dekorojeni pemën së bashku dhe merreni mendimin nga vogëlushii juaj që para se t’i blini dekorimet festive. Vërtet pema dhe shtëpia nuk do jetë perfekte me çdo gjë sipas “syrit të të rriturit” por e rëndësishme është shpirti festiv që duhet të mbizotërojë në çdo shtëpi.

Artikuj të ngjashëm