Kush do thoshte! ‘Andiamo’ e para në këtë shtet të Lindjes së Mesme

By

Duetet mes meshkujve janë të rralla në estradë mirëpo kur ndodhin, janë gjithmonë të suksesshme.

I tillë ishte ‘Andiamo’ nga Capital T dhe Ardian Bujupi i cili u shndërrua në një prej refreneve të verës.

E duket se shtrirja e këtij hiti veror ka kaluar kufijtë shqiptar dhe madje edhe europian.

Besoni ose jo, kënga po dëgjohet me të madhe edhe në Azi. Kënga është listuar në vendin e parë në Irak.

Duket se një numër i madh i irakianëve kanë shprehur interesim për këtë projekt. Kush do thoshte! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm