Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka shpallur një vend pune.
Megjithatë, ky vend nuk lidhet me karrierën e saj si këngëtare mirëpo me jetesën si çdo njeri tjetër.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se kërkon punëtorë për shtëpinë e saj.
‘Kërkoj punëtore për punët e shtëpisë nga rrethi i Deçanit – Kosovë. Ju lutem lajmërohuni me mesazhe ne inbox’ – ka deklaruar këngëtarja në InstaStory.
Duket se Hadërgjonaj ka vendosur të qëndrojë më shumë në Kosovë këto kohë dhe dikush për shtëpinë i duhet. /Prive.al