Kurorëzohet dashuria: Bashkimi Kosovë-Shqipëri (FOTO)

By

Siç edhe kishim paralajmëruar një javë më parë, Agon Abdullahu dhe prezantuesja Kristela Gjoka sot kanë mbrëmjen e jetës, atë të kurorëzimit të dashurisë me martesë.

Në një ceremoni madhështore me qindra të ftuar në një prej hoteleve me nam të kryeqytetit, reperi dhe prezantuesja po kurorëzojnë lidhjen e gjatë të tyre.

Të pranishëm janë shumë të ftuar nga bota e artit dhe politikës teksa kanë filluar edhe të publikohen imazhet e para nga dasma.

Gjithçka ka nisur rreth orës 20:00, kur të ftuarve i është shtruar iftar përkitazi me respektimin e agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për të vazhduar më pas me festë.

Prive.al raportoi vikendin e kaluar se arsyeja e ngutjes së martesës për çiftin është shtatzënia e bukuroshes nga Shqipëria.

0.02.01.b4ae0fe7350d9d87d912b4cf5e88e50d854c1dd0f9bb2f810ce7a9ad7b3d6217_full

 

Artikuj të ngjashëm