Kur shoqet e ngushta vishen njëjtë: Eli Fara dhe Aurela Gaçe bëjnë xing me veshje dhe shkëlqejnë

By

Mbrëmja e kaluar, mblodhi në atelienë e re të dizajnerit shqiptar Joni Peçi në Tiranë, plot emra të njohur të muzikës dhe ekranit shqiptar.

Aty pamë plot personazhe publike të veshur bukur, derisa vëmendjen na e morën dy shoqet e ngushta të shoubizit shqiptar: Eli Fara dhe Aurela Gaçe.

Dy super këngëtaret shqiptare, të njohura për zërat fantastikë, ishin veshur thuajse njëjtë.

Materiali i përdorur për fustanet e tyre ishte identik dhe ndërronte vetëm modeli, derisa dy këngëtaret po shkëlqenin në veshjet e tyre të arta gjatë kësaj mbrëmjeje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm