Kur po rikthehet spektakli i madh i Eurovision-it?

By

Sietse Bakker, Producent Ekzekutiv i Konkursit të Këngës Eurovision 2021, tha se spektakli i madh po vjen në maj të vitit të ardhshëm.

“Është fantastike që të njëjtat 41 vende që do të kishin marrë pjesë këtë vit akoma dëshirojnë të vijnë në Holandë në maj 2021”.

Shpërthimi i Covid-19 që prej në janar të këtij viti, anuloi edhe planet e festivalit “Eurovision 2020” por jo vetëm, pasi pritej që fituesja e festivalit të RTSH-së, Arilena Ara do të përfaqësonte Shqipërinë.

Është konfirmuar se 41 vendet që hynë në këngë për konkursin e anuluar në maj janë regjistruar në konkursin 2021 në Roterdam, kështu që të gjithë do të kenë një shans të dytë për t’i bërë përshtypje publikut.

Pra vendet që do të konkurrojnë janë: Shqipëri, Armeni, Australi, Austri, Azerbajxhan, Bjellorusi, Belgjikë, Kroaci, Qipro, Republikë Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Islandë, Irlandë, Izrael, Itali, Letonia, Lituania, Malta, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, San Marino, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Holanda, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Artikuj të ngjashëm