Kur kënga e Kampionatit Botëror këndohet në rrugë, Era ka një kërkesë…

By

Himni i Kampionatit Botëror ‘Russia 2018’, i kënduar nga Era Istrefi, Nicky Jam e Will Smith, është shndërruar në hit që prej ditës së publikimit.

Në youtube ka shënuar mbi 23 milionë klikime e më shumë se 332 mijë pëlqime.

Por, duhet ta dëgjoni e shihni si këndohet kjo këngë në publik.

Një person emri i të cilit nuk dihet, ka realizuar një video ku shihet duke kënduar nëpër rrugë këngën “Live It Up”, pasi në vesh mbanë kufjet.

Kjo video shumë qesharake e cila ka grumbulluar më shumë se 300 mijë shikime, i ka rënë në sy edhe Erës e cila e postoi në instastory duke iu kërkuar ndjekësve ta shohin.

Ju kujtojmë që Era është në Jamaica, atje ku udhëtoi për të xhiruar klipin për këngën “Prisoner”.

Këngëtarja kosovare do të jetë e pranishme në Rusi në finale e kampionatit botëror për të performuar live me bashkëpunëtoret e saj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm