Vizë të kuqe: Rita Ora e fshin Dua Lipën nga Top Lista!

By

Diçka me të vërtetë nuk shkon në mes dy vajzave më të famshme shqiptare në botë.

Përjashto faktin se jetojnë në të njëjtin qytet e s’janë takuar kurrë, por ato as nuk e zënë me gojë njëra tjetrën.

Se çfarë po ndodh, s’ka përgjigje nga asnjëra palë! Kur Rita Ora ishte në Kosovë u pyet nëse do ketë një duet me Dua Lipën, por i bëri bisht pyetjes duke mos u përgjigjur.

Ndërsa tani kanë nisur edhe vijat e kuqe të vendosen “mbi emra”.

Rita ka publikuar një fotografi në Instagram, ku prezantoheshin emrat e këngëtareve femra më të kërkuara në imunes dhe Spotify, e Rita ishte në mesin e tyre.

Ajo e ka rrethuar emrin e saj duke e fshirë atë të Dua Lipës që renditej një vend më lart se Rita Ora.

Imazhi ishte kapur në momentin kur dy këngëtaret ishin shumë të kërkuara në këto dy platforma, ndërsa tani për tani Dua Lipa ndodhet në vendin e 6-të, e Rita në të 11-tin pas Selena Gomes, Adele e Demi Lovato. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm