Kur ke milionat: Kim Kardashian me flokë jeshile, kombinohet me veturën Lamborghinit

By

Kim Kardashian West, shpesh na surprizën me pamjen e saj ashtu siç bëri të enjten mbrëma, derisa doli në qytet me miket e saja.

Në Miami të Floridas 37 vjeçarja është fotografuar duke vozitur një Lamborghini jeshile neoni dhe me ngjyrën e veturës së saj, e ka kombinuar ngjyrën e flokëve.

Kim Kardashian West

Kim kishte vënë në kokë një paruke ngjyrë jeshile dhe ngjyra e veturës e flokët e saja, kishin të njëjtin ton.

Mirëpo më parë, ajo e kishte pranuar se ka version karshi parukave, duke i thënë nënës së saj Kris Jenner në një episod të Keeping Up With the Kardashians se: “Nuk më pëlqejnë paruket, nuk janë për mua. Kam nevojë për flokët e mia të vërteta”.

Por kësaj here kishte bërë një përjashtim dhe e kishte vënë parukën.

“Kam një paruke neoni në kokë. Ju e dini si ndjehem rreth parukave, por kësaj here e vura”, ka thënë Kim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm